Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Burgas i festojnë Krishtlindjet nën ujë

Foto: BNR

Palombarë nga Burgasi organizuan një festë nënujore për Krishtlindjet.Së bashku me Plakun e Vitit të Ri, ata u zhytën në ujërat e Detit të Zi, ku ngritën një dolli me shampanjë.

Prej shtatë vitesh aktiviteti gëzon fëmijët dhe të rriturit.Dhjetëra qytetarë të Burgasit ndoqën zhytjen argëtuese të entuziastëve nga klubi “Miqtë e Detit”. Me kapela Krishtlindjesh, një pemë Krishtlindjesh dhe shampanjë, ata u zhytën në ujin 9 gradë nga ura në qytet, me në krye Plakun e Vitit të Ri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Investitorët zviceranë janë të interesuar për qendrat e zhvillimit në Bullgari

Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..

botuar më 25-02-04 4.24.MD

Sektori i verërave paralajmëron për mungesë kuadrosh

Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..

botuar më 25-02-04 3.58.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër ndikimit në gjyqësor

Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore. Në fjalën e tij, presidenti bëri thirrje për veprime kundër..

botuar më 25-02-04 2.47.MD