Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativat bamirëse ngrohin zemrat e vetmuara

| rinovuar më 21-12-24 4.26.MD
Foto: bntnews.bg

Edhe sivjet, në ditën e Krishtlindjeve, fëmijët dhe të rinjtë në jetimoret e tipit familjar, si dhe të akomoduarit në azilet dhe në Qendrën e Krizave të Bashkisë së Sofjes, do ta presin natën e Krishtlindjeve dhe Krishtlindjet me gatime tradicionale të festave.Ngjarjet e bamirësisë janë nën moton "Krishtlindja është për të gjithë", me iniciativë të Kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandakova.

Në qytetet Samokov (Bullgari Jugperëndimore) dhe Gabrovo (Bullgari Qendrore), vullnetarët kënaqën të moshuarit dhe ata në nevojë me dhurata Krishtlindjesh. Falë nismës bamirëse "Bëhu njeri - Samokov" u mblodhën 800 pako me ushqime kryesore, dhe disa nga vullnetarët personalisht vizituan njerëzit në shtëpitë e tyre dhe siguruan ushqim. Në Gabrovo mblodhën 5000 leva (rreth 2500 euro) për të lumturuar të moshuarit nga vendbanimet e vogla të komunës. Fushata ngrohu zemrat e më shumë se 200 njerëzve në zonë, të cilët morën për tryezën festive ushqime të paketuara, ëmbëlsira, një dhuratë të vogël Krishtlindjesh për shpirtin dhe një kartolinë urimi të pikturuar me dorë nga dora e një fëmije. Iniciativa përfshiu organizata vendase, institucionet kulturore, kishën dhe kompanitë që dhuruan produktet e tyre, si dhe një banor të Gabrovos që jeton jashtë vendit.

Në Trojan (Bullgaria Qendrore Veriore), organizata rinore e Kryqit të Kuq Bullgar organizoi aksionin "Engjëjt" për familjet e vendasve të vdekur nga Covid. Ideja e të rinjve është që familjet jetimë të marrin në shenjë dhembshurie një engjëll prej letre dhe të zbukuruar, i cili simbolizon shpirtin e të dashurit të tyre të ndjerë, i cili është me ta gjatë festave.

Në Lloveç(Bullgari Qendrore Veriore), nxënësit e shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja në qytet gëzuan 65 fëmijë nga qendrat e akomodimit të tipit familjar për fëmijë dhe të rinj. Fëmijët organizuan gjithashtu një koncert bamirësie për Krishtlindjet në mbështetje të një fëmije me paralizë cerebrale dhe një prindi me kancer të rëndë.

Në Kotell(Bullgari Lindore) janë mbledhur gjithsej 613 “kuti të së mirës”, të dërguara nga njerëzit nga i gjithë vendi. Në to, donatorët kanë vendosur një dhuratë sipas dëshirës së tyre, duke përshkruar gjininë dhe moshën për të cilën dhuratat janë të përshtatshme. Përveç donatorëve privatë, nisma përfshiu edhe shtëpi botuese dhe kompani. Më shumë se 550 "kuti të së mirës" u dorëzuan në shkolla dhe kopshte.

Në kishën "Shën Nikolla Çudibërësi" në lagjen “Gramada” në qytetin Blagoevgrad(Bullgari Jugperëndimore), vullnetarët përgatitën dhjetëra pako ushqimore për të varfrit, ndërsa në kishën "Shën Dhimitri" në Strumsko mblidhen fonde për familjet e prekura nga zjarri që shpërtheu në një pallat.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mirosllav Borshosh: Po shqyrtojmë krijimin e një policie turistike në bregun e Detit të Zi

Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas .  "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai. Ministri..

botuar më 25-03-31 10.48.PD

Aeroporti i Burgasit hap sezonin veror me fluturime të reja drejt destinacioneve evropiane

30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..

botuar më 25-03-30 4.15.PD

Bullgaria po kalon në orën verore astronimike – çfarë na sjell kjo?

Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..

botuar më 25-03-29 5.00.PD