Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 1463 raste me koronavirus nga 25 998 analizat e kryera. 5.6% e mostrave kanë dhënë rezultat pozitiv. 77.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 361, në Plovdiv - 137 dhe në Varna - 129. Janë 4241 pacientë në spital - 493 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 56 persona kanë vdekur – gati 95% e tyre nuk janë imunizuar. Janë shëruar 1305 persona. Rastet aktive janë 95 970. Dje janë dhënë 16 502 doza vaksine kundër koronavirusit. Deri tani janë imunizuar gjithsej 1 890 723 persona. 244 321 kanë një dozë përforcuese.
50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..