Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria dëshiron ta zgjasë buxhetin për vitin 2021 deri më 31 mars 2022

Foto: BGNES

Qeveria propozon shtyrjen e buxhetit të këtij viti deri më 31 mars 2022. Për shkak të rrethanave objektive, buxheti i shtetit për vitin 2022 nuk do të miratohet para fillimit të vitit të ardhshëm buxhetor, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë. Për të garantuar pagesat sociale, qeveria do t'i propozojë Kuvendit Popullor një zgjatje tremujore të buxheteve të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe buxhetit të shtetit.

Sipas ligjit, nëse nuk miratohet buxheti në fillim të vitit, shteti çdo muaj operon me 1/12 e buxhetit aktual, tha gazetarja Marta Mlladenova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 prillin

Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-20 6.40.MD

Mbrëmja e Pashkëve për Ngjalljen e Dytë në kishën e kryeqytetit "Shën е Diela"

Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”). Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se..

botuar më 25-04-20 2.03.MD

Kryetarja e Kuvendit Popullor, kryeministri dhe presidenti uruan bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija..

botuar më 25-04-20 1.12.MD