Ditët e fundvitit janë një vorbull mahnitëse përgatitjesh, xhiro nëpër zinxhirët dhe qendrat tregtare, tavolina të mbushura me njerëz, pije, ngrënie dhe takim me njerëz të dashur. Pas sarmave, byrekëve dhe verës së ngrohtë, vjen momenti i ngopjes së tepërme. Atëherë mund t’i drejtohemi natyrës, si frymëzuesja dhe shëruesja më e mirë.
“Zakonisht pas ditës së dytë të gatimit dhe të ngrënies së tepruar, njerëzit kujtohen të kujdesen për shpirtin e vet dhe na telefonojnë” - sqaron Petko Kallagllarski nga Agjencia për Aventura në Sofje. Festat janë momenti ideal të largohemi nga ditët e përditshme dhe të përfshihemi në ndonjë aventurë. Në bazë të kërkesave paraprake ekipi i Petko Kallagllarskit organizon një ekstravagancë të vërtetë të Krishtlindjeve ... në qiell ose fluturim me balonë në shoqërinë e Babagjyshit dhe të xhuxhëve. Sipas tij, njerëzit e ndajnë çdo një vit i cili kalon në ngjarje emocionuese. Ne mbajmë mend atë që kemi përjetuar, emocionet dhe jo ngjarjet e përditshme dhe tavolinat e përmbushura. “Duam që të ndajmë jetën e njerëzve përpara fluturimit me balonë dhe pas kësaj”, thotë ai dhe shton:
“Fluturimi me balonë është një mundësi e mirë për një aventurë dimërore, sepse nëse i godasim kushtet e fluturimit, bëhet një përrallë e qetë. Balona nuk bën zhurmë. Fluturimi i ngadaltë mbi fushat e përmbushura me dëborë është një emocion unik, më në veçanti nëse ndodhemi pranë malit. Kur dielli e ndriçon mbulesën e borës, ajo shkëlqen dhe kjo pamje është romantike dhe e bukur!”
Petko Kallagllarski rekomandon të lemë pas ngrohtësinë e komoditetit shtëpiak dhe t’i nënshtrohemi ftohtësisë së egër dhe sprovave në mal.
“Për shembull kalime dhe shëtitje të ngadalta me ski, duke mos zbritur nga shpatat, por të ashtuquajturit pampering ose lëvizje e qetë nga pika A deri në pikën B. Të njohur janë dhe Snowkite и Kitewing. Njerëzit, të cilët janë mësuar Kitewing në ditët gjatë verës, tani mundet ta praktikojnë të njëjtin sport në mal, në pllajën e Vitoshës” - thotë Kallagllarski.
Kështu që vishni këpucët turistike, merrni një xhup të ngrohtë dhe nisuni drejt pllajës së malit Vitosha ose drejt rrëzave të Shtatë Liqeneve të Rilës!” “Këto sporte gërshetojnë gjendjen shpirtërore dhe aftësitë fizike të njeriut me forcën dhe drejtimin e erës” - shpjegon bashkëbiseduesi ynë.
Një mundësi tjetër për të lënë zonën tuaj të rehatisë janë sajat me motor. Itineraret janë jashtë kufijve të Parqeve Natyrore dhe shtigjet ekologjike, që të mos shqetësohen turistët, kurse grupet e organizuara në mënyrë të paevitueshme janë të shoqëruara me ndonjë instruktor me përvojë. Dhe akoma një ide tjetër për aventura dëbore në ditët e pushimit. Në Pamporovo mund të shijoni bukuritë e malit Rodopa, derisa shëtisni me sajë të tërhequr prej qenve.
Të zhytesh në përqafimin e malit, të admirosh peizazhet e bardha rrezatuese, ndërsa bora të krisë nën këmbët e tua! Të marrësh frymë me mushkëri të plota, ajër të kristaltë me faqe të skuqura dhe shpirt të lehtësuar.Dhe të ndihesh sërish i gjallë! Sipas Kallagllarskit një shëtitje e ngjashme në temperatura minuse të përmbush për javë të tëra përpara. Një mënyrë e shkëlqyer të ndahesh me vitin 2021 dhe të presësh të përmbushur me shumë entuziazëm dhe energji sfidat e vitit 2022!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv i Petko Kallagllarskit, Pixabay
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..