Vendosja e trupave shtesë të NATO-s në Bullgari dhe Rumani do të çonte në një rritje të padëshirueshme të tensioneve në rajon, komentoi Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev në Facebook. “Një debat i tillë, respektivisht – një qëndrim i tillë, ka potencial të çojë në një rritje të padëshirueshme të tensioneve në rajon. Madje, në këtë fazë nuk ka asnjë bazë që proceset e vëzhguara të konsiderohen si një kërcënim i drejtpërdrejtë për Aleancën.”
Këtë Ministri bullgar i Mbrojtjes e shkroi në lidhje me propozimin e Gjeneralit Tod Uoltërs, Komandant i Përgjithshëm i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, për zgjerimin e pranisë së aleancës në Bullgari dhe Rumani.
Janev vëren se rritja e potencialit ushtarak të Rusisë dhe aktiviteteve në krahun lindor të NATO-s janë rrethana që duhen monitoruar dhe se “shteti bullgar është i gatshëm të rrisë kapacitetin e forcave të veta kombëtare në territorin e vet në kontekstin e aftësive aleate”.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..