Maria Bakallova, e cila u nominua për Oskar në vitin 2021, zuri vendin e parë në listën Top 70 të bullgarëve me ndikim më të madh në show biznesin, të përpiluar nga edicioni bullgar i revistës "Forbes".
Viti i Maria Bakalovës! Kampionja kategorike në renditjen e Top 70 për vitin 2021 arriti majat të cilat asnjë bullgar nuk i ka afruar. Roli i saj në produksionin e Hollivud-it "Borat 2" i siguroi asaj nominimet për Oskar, "Globin e artë", BAFTA-n, si dhe Çmimin “Zgjedhja e Kritikëve”, vë në dukje gazeta.
Maria Bakallova po vazhdon të marrë pjesë edhe në filmat bullgarë. Gjatë këtij viti adhuruesit e kinemasë patën mundësinë për të shijuar dy filma, me pjesëmarrjen e aktores: "Si për herë të fundit" dhe "Gratë vërtet qajnë", që pati premierë në Festivalin e Filmit në Kanë. Aktorja mori një “Askeer” nderi për ambasadore të aktrimit bullgar.Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..