Këtë vit, dimri astronomik do të fillojë më 21 dhjetor në orën 17:59, tha në një intervistë për BTA Penço Markishki, fizikan në Institutin e Astronomisë pranë Observatorit Kombëtar Astronomik në Akademinë Bullgare të Shkencave. Kjo është data e solsticit të dimrit - dita më e shkurtër e vitit, që zgjat 9 orë, 2 minuta dhe 41 sekonda. Përkatësisht, netët rreth 21 dhjetorit janë më të gjatat në vit, duke zgjatur rreth 14 orë e 58 minuta për gjerësinë gjeografike të Sofjes, tha fizikani.
Pas 21 dhjetorit, dita do të fillojë të rritet, në fillim në mënyrë të padukshme - vetëm disa sekonda në ditë.
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..