Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis: Interkonektori është një qëllim i përbashkët

| rinovuar më 21-12-20 3.56.MD
Foto: BGNES

"Ndërtimi i interkonekorit Greqi-Bullgari është një qëllim i përbashkët. Ndërtimi i tij po hyn në fazën përfundimtare," tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili po ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari. Pas takimit me Kryeministrin Kirill Petkov, ai theksoi se projekti është i një rëndësie strategjike si për Bullgarinë, ashtu edhe për Greqinë dhe tashmë ka marrëveshje për përfundimin e tij më të shpejtë.

"Është fakt se dy vendet tona janë aq afër për nga nevojat energjetike," tha Kirill Petkov, duke shtuar se Plani i Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit mund të shikohet edhe nga një këndvështrim rajonal. "Ne nuk do të ndihemi kurrë të sigurt në Ballkan nëse të gjitha vendet nuk arrijnë një shkallë të lartë vaksinimi," tha ai. Sipas tij, në një periudhë sfidash në rritje, një rrugëtim i drejtë i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së do të jetë me dobi reciproke.

"Besoj se bisedimet tuaja me qeverinë e re bullgare do t'i japin një shtysë të fortë zhvillimit të marrëdhënieve tona dhe zbatimit të projekteve të rëndësishme dypalëshe, të rëndësishme për të gjithë rajonin", tha Presidenti Rumen Radev, i cili gjithashtu u takua me Kryeministrin grek. Mitsotakis tha se gëzohet se është kryeministri i parë evropian që viziton Bullgarinë pas zgjedhjeve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD