Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 456 raste me koronavirus nga 15 637 testimet e kryera. Pothuajse 3% e mostrave kanë dhënë një rezultat pozitiv. 80.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 126, në Varna - 56 dhe në Plovdiv - 38. Janë 4613 pacientë në spital - 527 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 35 persona kanë vdekur – 77% e tyre nuk janë imunizuar. Të shëruarit janë 241. Rastet aktive janë 96 008. Dje janë bërë 3919 doza të vaksinave kundër koronavirusit. 1 872 504 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. 218 270 kanë marrë një dozë përforcuese.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..