Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Retë do të ulen por do të bëhet më e ftohtë

Foto: Ani Petrova

Gjatë natës së 17 duke u gdhirë 18 dhjetor mbi vendin do të ketë vranësi, vende-vende me reshje dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizen nga minus 3 deri në 2 gradë.

Ditën e shtune në rajone të malit Predballkan dhe në të gjitha malet do të bjerë borë. Në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë rrjedhjes së lumit Struma do të fryjë erë e fortë veriore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë në bregun e Detit të Zi, për rajonin e Sofjes deri në 1 gradë.

Në malet do të mbahet mot me vranësira me reshje bore. Do të fryjë erë e fortë verilindore me stuhi dhe pirgje bore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 4, në 2000 m deri në minus 10 gradë, në majat Musalla në malin Rilla dhe Todorka në malin Pirin – deri në minus 15.

Ditën e diele pritet ulja e temperaturave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD