Sipas zakoneve popullore, në prag të Krishtlindjeve zjarri në oxhak nuk duhet të shuhet. Ndërsa Pema e Krishtlindjes, pema që vendoset në vatër, pritet në mëngjes para darkës rituale. Burrat zgjedhin një pemë të shëndoshë që jep shumë fruta dhe gjatë prerjes kujdesen që të mos e prek tokën. Më pas pema merret në shtëpi. Në oborr ai që e sjell pyet: “A e madhëroni Zotin e Ri?”, dhe nikoqirët përgjigjen: “Po e madhërojmë! Po e madhërojmë! Mirë se vini!”
Pas kësaj interpretohen këngë rituale që shoqërojnë shenjtërimin e pemës – e lyejnë atë me vaj të shenjtëruar në kishë, hapin një vrimë në skajin e trashë dhe vendosin vaj, temjan dhe verë, pastaj vendosin një pykë druri dhe e mbështjellin me pëlhurë të pastër prej liri, ose kërpi.
Në të gjitha këngët e interpretuara në këtë ditë gjithmonë është i pranishëm imazhi i pemës në degët e së cilës do të zbresë Zoti i Ri. Disa prej tyre tregojnë edhe për rritjen e mrekullueshme të “Pemës së lartë të Zotit”, e cila mban me majën e saj qiellin blu.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..