Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dënuan një burrë për inspirim urrejtjeje ndaj etnisë maqedonase

Foto: Ani Petrova

Gjykata e Qarkut të Sofjes dënoi një burrë 34-vjeçar për inspirim urrejtjeje. Sipas prokurorisë, më 23 nëntor 2021, i akuzuari S.B. ka predikuar urrejtje në bazë të kombësisë maqedonase dhe etnisë së grupit etnik maqedonas në një publikim në një grup në një rrjet social. I akuzuari i ka shtuar publikimit një foto të autobusit të djegur nga aksidenti tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, ku vdiqën 45 shtetas maqedonas.

S.B. nuk është dënuar. Ai e pranoi fajin dhe pas një marrëveshjeje u dënua me burgim prej 4 muajsh. Vuajtja e burgimit shtyhet për një afat prej 3 vitesh. Marrëveshja është një dënim i vlefshëm dhe nuk i nënshtrohet ankesës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD