Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma në drejtësi është prioritet për qeverinë e re

Nadezhda Jordanova
Foto: Borisllava Borisova

Reforma gjyqësore është një parakusht i detyrueshëm për përparimin e Bullgarisë në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, tha para BNR-së Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova.

Problemi me Kryeprokurorin nuk mund të shtyhet, vuri në dukje Ministrja. Reforma e Komisionit kundër Korrupsionit do të jetë prioritet. Fuqitë e tij do të rriten edhe më shumë, por do të garantohet gjithashtu se nuk do të ketë abuzime me to. Qëllimi i dytë është ndryshimi i Ligjit të Gjyqësorit dhe i Kodit të Procedurës Penale që të apelohen refuzimet e Prokurorisë për zhvillimin e hetimeve. Detyra e tretë është zgjedhja e një inspektorati të ri gjyqësor. Shumica në pushtet kërkon ndryshime kushtetuese për punën e Prokurorisë, bëri të ditur Ministrja e re e Drejtësisë Jordanova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Shpëto Sofjen” del nga koalicioni për qeverisjen e Sofjes

Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..

botuar më 25-04-22 2.54.MD

Sofja rekomandohet si destinacioni më i mirë evropian për turizmin pranveror

Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..

botuar më 25-04-22 10.25.PD

Parashikimi i motit për 22 prillin 2025

Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..

botuar më 25-04-21 7.35.MD