Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasojat për Bullgarinë nga Kanali i Stambollit janë të paqarta

Foto: EPA/BGNES

Që para zgjedhjeve formacionet patriotike bullgare ngritën pyetjen nëse shteti është i interesuar për pasojat për vendin tonë nga ndërtimi i Kanalit të Stambollit në Turqi. Objekti do të ndodhet 220 km. larg kufirit bullgar dhe do të kopjojë Bosforin. Ngushtica artificiale nga Karaborun në Detin e Zi deri në liqenin Küçükçekmece në Detin Marmara do të jetë i gjatë 45 km. Gjerësia e saj do të jetë deri në 150 metra jashtë rezervuarëve, dhe thellësia - 21 metra, sipas kanalistanbul.gov.tr. Pa dhënë detaje, portali informon për një sërë studimesh të zhvilluara gjatë projektimit.


Cilat janë ndikimet e mundshme të projektit në Detin e Zi dhe në rajon?

Padyshim se ndërtimi i kanalit do të ketë pasoja për rajonin, komentoi për Radio Bullgarinë Doc. Vlladislav Karamfillov nga Instituti i Kërkimeve të Biodiversitetit dhe Ekosistemit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Parametrat e paqartë përfundimtarë të projektit nuk lejojnë të thuhet se cilat në fakt do të jenë këto pasoja. Por për shkak të ciklit të rrymave në Detin e Zi, të cilat i çojnë ujërat nga bregu bullgar derinë Bosfor, ai nuk pret pasoja të rëndësishme për Bullgarinë.

Ka pak të ngjarë që dikush të jetë i qartë nëse një projekt i tillë është i dobishëm apo i dëmshëm për Bullgarinë, tha për Radio Bullgarinë Prof. Marin Rusev nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Sipas tij, mund të pritet që nga pikëpamja e mjedisit, politikës, tregtisë dhe transportit të ketë shumë përfitime për Bullgarinë.

“Shumë organizata joqeveritare, turke, po e sfidojnë projektin. Disa nga argumentet, sidomos ato ekologjike, janë të dyshimta - thotë prof. Rusev. - Thuhet se do të ketë ndryshim të kripësisë, se do të depërtojë acid sulfurik. Nëse acidi sulfurik nuk depërton në këtë thellësi të Bosforit në pjesën tjetër të Mesdheut, ai nuk do të depërtojë edhe përmes këtij kanali. Përveç kësaj ne nuk e dimë se çfarë lëvizjeje të ujit do të shkaktojë një kanal i gatshëm. Sigurisht që do të ketë disa pasoja, qoftë edhe ekologjike. Por ato do të prekin kryesisht Stambollin dhe florën dhe faunën lokale. Nuk mund të flasim për ndryshime të rënda që lidhen me Detin e Zi. Madje dyshoj se do të jetë akoma një vend tjetër për të hedhur mbeturinat që janë grumbulluar në pjesët sipërfaqësore të Danubit prej dekadash. Pikërisht ky është problemi serioz për Detin e Zi, për mendimin tim.”

Në vitin 2011, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan prezantoi projektin e Kanalit të Stambollit për të lehtësuar trafikun në Bosfor. Megjithatë, gazetari Tajfur Hjuseinov nga obzornews.bg beson se shifrat thonë të kundërtën. “Në vitin 2006, sipas statistikave zyrtare, në Bosfor kanë kaluar pak më shumë se 50 mijë anije, tendenca në vitet në vijim është që ky numër të ulet, vë në dukje ai.

"Një pjesë e madhe e qytetarëve të Stambollit kanë frikë nga pasojat e ndërtimit të Kanalit të Stambollit, pasi në pjesën historike të qytetit do të krijohet një ishull. Konsideratat janë me karakter të brendshëm dhe mjedisor dhe nuk duhet të harrojmë se Stambolli është në një zonë sizmike. Nuk ka një vlerësim të saktë të pasojave. Duke përjashtuar mbështetësit më të mëdhenj të Erdoganit, shumica e qytetarëve nuk e përkrahin projektin. Edhe opozita, më konkretisht kryebashkiaku i Stambollit, i cili arriti ta mposhtë partinë në pushtet në zgjedhjet lokale të 2019-ës, është kundër projektit. Ekspertët presin më së shumti probleme me ujin e pijshëm të megapolisit turk, pasi pothuajse 1/3 e tij furnizohet nga rezervuarët përgjatë kanalit të ri. Flora në këtë zonë është më e pasur se në disa vende si Holanda dhe Anglia. Vetë kanali është shumë më i gjatë se Bosfori. Pritet që çmimi për një anije që kalon atje të jetë shumë më i lartë dhe nuk ka logjikë që ato të kalojnë prej andej. Nëse Erdogan fiton zgjedhjet në vitin 2023, ai me siguri do ta përfundojë ndërtimin e kanalit” – prognozoi Tajfur Hjuseinov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto:EPA/BGNES, uab.gov.tr, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF,..

botuar më 24-06-20 5.10.PD