1959 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 83 për qind e të sëmurëve nuk kanë vaksina. 7.2 për qind nga 27 152 testet e kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Të sëmurët e regjistruar aktiv janë 95 835. Të sapo pranuarit në spital janë 705, prej tyre 89 për qind nuk janë të vaksinuar. Në spitale trajtohen 5114 pacientë, 606 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Të vdekurit me Covid të konfirmuar janë 152, gjë që përbën një rritje me 102 veta për 24 orë.
Ditën e hëne u dhanë 12 017 vaksina. Me imunizim të përfunduar janë 1 844 599 veta. Me dozën e tretë përforcuese janë 175 780 njerëz.
520 studentë nga komuniteti bullgar në Ukrainë u pranuan studentë të vitit të parë në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari për këtë vit akademik. 34 bullgarë të tjerë nga Ukraina u regjistruan për master dhe 8 u pranuan për doktoraturë. Kështu..
Në Bruksel, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar ndërtimin e korridorit hekurudhor nr.8, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Çështjet e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit ...
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Më shumë vranësira do të ketë në veri-lindje, ndërsa në mesditë edhe në Bullgarinë Qendrore, e cila do të zvogëlohet nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, në Bullgarinë Lindore..
Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics..
Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë,..