Urdhri i parë, nëse bëhem kryeministër, do të jetë që të gjithë në Këshillin e Ministrave të kenë certifikatë jeshile, tha në fjalimin e tij programor në Kuvendin Popullor i nominuari për kryeministër Kirill Petkov. Ai e filloi fjalimin e vet duke thënë: "Sot është një ditë e rëndësishme për të vazhduar ndryshimin - ndryshimin e mentalitetit dhe ndryshimin në qeverisje" dhe i përshkroi prioritetet.
Synimi në sektorin e energjetikës është shmangia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 janari, si dhe diversifikimi që të mos varemi nga askush. Në shëndetësi, detyra kryesore është luftimi i krizës Covid duke rritur vaksinimin vullnetar. Motoja e kabinetit të ardhshëm do të jetë “Zero tolerancë ndaj korrupsionit.” Nga tribuna e Parlamentit Kirill Petkov i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që të mund të ketë vendi ynë një drejtësi të vërtetë dhe të ndershme.Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..