Te sëmundjet virale, terapia antibakteriale nuk ka absolutisht asnjë dobi. Kur diçka nuk funksionon, vetëm rreziqet vijnë prej saj. Kështu tha për BNR mjeku pneumolog dr. Aleksandër Simidçiev, deputet i koalicionit qeverisës “Bullgaria Demokratike”. Sipas Simidçiev, është e vështirë të ndryshohet qëndrimi i mjekëve që përshkruajnë antibiotikë në mënyrë profilaktike, për çdo rast.
“Vitin e kaluar, 70 për qind e personave me Covid ishin të trajtuar me antibiotikë në praktikën ambulatore”, tha Dr. Simidçiev. Ai është i bindur se përdorimi i gjerë i antibiotikëve erdhi nga një “ndjenjë rreziku dhe pafuqie ndaj këtij virusi” dhe e përshkruan atë si një gabim të madh për sa i përket shëndetit shoqëror.
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e..