Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Institucioni ynë më i vjetër publik – vatra e kulturës, nuk i mbylli dyert në vitin e radhës të pandemisë

Foto: BNR - arkiv

Edhe para se të fitonin lirinë dhe të themelonin institucionet shtetërore, bullgarët e kuptuan nevojën për qendra kulturore ku të zhvillonin veprimtarinë letrare dhe të ruanin monumentet e shkruara. Kështu, në mesin e shekullit të 18  lindi ideja për vatrat e kulturës.Shfaqen bullgarë të pasur që duan të ndihmojnë për  prosperitetin e atdheut. Ata me mjete të tyre themeluan bibliotekat e para të qytetit, të cilat zgjeruan shpejt veprimtarinë e tyre publike në shërbim të arsimit. Një nga qëllimet e bamirësve nga ajo kohë është që përmes vatrave të kulturës të ndihmohen bullgarë të talentuar të marrin një arsim jashtë shtetit, si dhe të ndihmohen letrarët bullgarë, që të mund punimet e tyre të botohen dhe të arrijnë deri tek një rreth më të madh lexuesish.


Pavarësisht nga ndryshimet, të cilat janë bërë që nga paraqitja e vatrave të para të kulturës deri në ditët tona, roli i këtyre qendrave kulturore dhe arsimore është mjaft i rëndësishëm dhe sot. Mbase nuk ka bullgar i cili akoma që në moshë më të re fëmijërore të mos ketë shkelur në bibliotekën e ndonjë vatre të kulturës. Shumë nga këngëtarët dhe valltarët tanë të njohur kanë bërë hapat e veta të parë drejt skenës pikërisht në sajë të grupeve të vatrave të kulturës. Dhe tani, qindra njerëz punojnë me ngulm, që të ekzistojnë dhe të zhvillohen më tej këto vatra të pavdekshme të dijes, kulturës dhe traditave.

Por, gjatë dy vjetëve të fundit, vatrat e kulturës ishin mes institucioneve të para, të cilat ishin të detyruara të mbyllin dyer për shkak të masave kundra shpërndarjes së pandemisë. Kështu pushuan koncertet në sallonet, u ndërprenë takimet e klubeve në folklorin burimor, provat e grupeve të vallëzimit po kështu u bënë të pamundura . Tani, në prag të festave të lidhura me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, kur në vatra duhet të kishte festa, aty përsëri është qetë, pa zhurmë. Mblidhen njerëz por, shumë rrallë, në grupe të vogla me qëllim pasurimin e dijeve. Në këtë mënyrë më përgjithësuese e përshkruan pamjen Deni Evstatieva - sekretare e Vatrës së Kulturës “Aura” në Sofje dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Bashkimit të Vatrave të Kulturës Popullore në vend.

Deni Evstatieva

“Tanimë afro dy vjet të plota gjërat nëpër vatrat e kulturës ndodhin me vështirësi. Veprimtaria jonë bazë kulturore-arsimore si me më të vegjlit, kështu dhe me më të moshuarit, u kufizua mjaft. Po, mundëm në njëfarë mënyre të transformojmë punën tonë që të vazhdojmë përpara. Mësimet në grup u mbajtën në distancë dhe për të pranishmit respektojmë të gjitha kërkesat e vendosura nga autoritetet shëndetësore. Por, si tërësi jemi të kënaqur se në Vatrën e Kulturës “Aura” puna nuk ka pushuar  edhe në ditët më të rënda. Dimë për vatrat e kulturës në vendet më të vogla të populluara, të cilat nuk mundën të kalojnë në një mësim online. Ata nuk disponojnë me kompjuterë të mjaftueshëm dhe specialistë, të cilët të organizojnë veprimtarinë në online mjedisin.


Përpara dy vjetëve Vatra e Kulturës “Aura” shënoi jubileun e vet 100 vjeçar.  Ajo është një nga më aktivet në territorin e Sofjes. Në të organizohen shkolla gjuhësore, shkolla muzikore dhe teatrale, grupe folklorike të vallëzimit për fëmijë dhe për të moshuar. Çdo muaj përpara pandemisë, pragun e vatrës së kulturës e kanë kaluar jo më pak se 300 vizitues. “Ndërprerja e jetës aktive të vatrave të kulturës, lidhur me shfaqjet e koncerteve dhe me udhëtime, u bë shkak që dhe sponsorët tanë të largohen. Tani  mbështetemi vetëm nga subvencionimi i shtetit, por edhe nga tarifat e vogla, të cilat i ndihmojnë klubet individualë të vatrës së kulturës. Prandaj dhe një nga problemet tona kryesore është çmimi i rritur i energjisë elektrike” - thotë Dani Evstatieva, e cila duhet të kujdeset për ngrohjen e godinës katër katesh të vatrës së kulturës. Por, gjendja shpirtërore festive me siguri që nuk do të mungojë:


“Çdo vit ne bëjmë një koncert lidhur me festat e Krishtlindjes posaçërisht për pjesëmarrësit në grupet tona dhe në klubet amatore. Parashikojmë dhe një koncert tepër të thjeshtë dhe modest të ketë dhe sivjet - në godinën e vatrës së kulturës. Po përgatisim dhe ardhjen e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe të një grupi prej heronjve përrallor në kopshtet në rajonin e kryeqytetit “Ringjallja”. Do t’i gëzojmë vogëlushët me peshqeshe-fruta dhe ëmbëlsira.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD