Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në prag të festave Rumania lehtësoi masat anti-epidemike

Qeveria rumune lehtësoi masat kundër epidemisë përpara festave të ardhshme. U hoq ora policore e natës dhe mbajtja e detyrueshme e maskave në të hapur. Deri tashti lëvizja nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 05.00 të mëngjesit ishte e ndaluar për personat e pavaksinuar. Dyqanet dhe restorantet tashmë mund të punojnë një orë më gjatë – deri në orën 22.00. Në një sërë objektesh tregtare ku deri tani lejohej të hynin vetëm njerëz të vaksinuar dhe të kaluar sëmundjen, tani do të kenë qasje edhe personat me një test negativ për koronavirus. Mbajtja e maskave mbrojtëse vazhdon të jetë e detyrueshme për transportin urban dhe për hapësirat e mbyllura shoqërore. Në të hapur maskat do të jenë të detyrueshme vetëm në tregjet dhe në vendet e gjallëruara publike. Rumania është vendi i dytë në BE me popullsi më pak të vaksinuar – nën 39 për qind. 

SHBA-ja konsiderojnë se askush nuk ka interes për tension në Bosnjë-Hercegovinë

Në Bosnjë-Hercegovinë nuk do të ketë luftë, nuk do të ketë edhe ushtri e Republikës Srëbska, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriell Eskobar. “Kjo nuk do të ndodhë. E kam thënë një herë më parë dhe do ta them edhe një herë: Nuk do të ketë luftë. Ky nuk është viti 1991”, tha Eskobar në një intervistë për televizionin kroatН1. Vërejtjes se kjo nuk është një luftë, por një ushtri e Republikës Srëbska, diplomati iu përgjigj se e tillë nuk ekziston dhe askush nuk është i interesuar për këtë. “Së pari, nuk ka ushtri e Republikës Srëbska. Së dyti, ne kemi një mandat paqeruajtës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Askush nuk është i interesuar për një përshkallëzim të tillë - as Serbia, as Kroacia, as Rusia, askush.  Ajo që duhet bërë nëse shikojmë forcat e armatosura është se si të krijohen forca të armatosura të afta që plotësojnë nevojat e të gjithëve”, theksoi Eskobar.

Presidenti turk aplikon një politikë të re ekonomike

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shpalli, se Turqia nisë nga rruga e modelit të ri të politikës ekonomike, bazuar mbi kamatat e ulëta dhe strategjinë e rritjes, investimeve, punësimit dhe prodhimit. Modeli i ri ekonomik u prezantua në sfondin e zhvleftësimit të pandërprerë të lirës turke,  e cila që nga fillimi i vitit humbi më se 40 për qind nga vlera e saj dhe inflacionit në rritje, i cili në nëntor arriti 21.31 për qind mbi bazë vjetore. Para televizionit shtetëror TRT Erdogan tha, se vendi do të tërheqë investitorë të huaj dhe se Turqia mund të prodhojë mallra më lira dhe, duke i shitur këto mallra në Evropë, të sigurojë fitime valutore dhe rritje sipas shembullit të Kinës.

Një minierë e litiumit shqetësoi Serbinë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tërhoqi ndryshimet e propozuara në Ligjin e Shpronësimit dhe i kërkoi qeverisë të plotësojë ndryshimet në Ligjin për Referendumin. Të dy projektligjet shkaktuan protesta masive. “Në Serbi kishte 31 mijë protestues, sigurisht më së shumti në Beograd. Jam i shqetësuar sepse jo të gjithë mund të jenë aktivistë partiakë, siç po përpiqen të pretendojnë bashkëpunëtorët e mi”, tha Vuçiç. Për 6 muaj të tjerë do të kërkohet konsensus publik për të përshpejtuar shpronësimet për nevoja publike. Ndryshimet në ligj synojnë të përshpejtojnë planin e kompanisë britanike-australiane “Rio Tinto” për të hapur një minierë litiumi në Serbi. Projekti ka të bëjë me jetesën e 19 000 fermerëve privatë në 22 fshatra në rajonin më pjellor të Serbisë përgjatë luginës së lumit Jadar, raportoi euronews.rs.

Kosova dëshiron anëtarësimin në BE

Kosova shpalli synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në BE, raporton Deutsche Welle. Çështja u ngrit në Bruksel në një takim të Këshillit të Stabilizim- Asociimit BE-Kosovë. Kosova u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti dhe BE-ja nga komisioneri i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme Josep Borel. Në një deklaratë të përbashkët pas takimit thuhet se “është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të ecin përpara në rrugë evropiane” kur aplikojnë për anëtarësim në BE. Kosova shpalli pavarësinë e vet në vitin 2008. Shteti i ri nuk është anëtar i OKB-së për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës, por njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së. Beogradi vazhdon ta konsiderojë Kosovën si zonën e tij, por kur filloi bisedimet për anëtarësim në BE, kishte rënë dakord të negocionte me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, rs.usembassy.gov, BGNES

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD