Qarri (Quercus cerris) 170 vjeçar në qytetin Provadia mori statusin zyrtar të një peme të mbrojtur. Kjo pemë është afro 170 vjeç, me gjatësi 25 metra dhe me perimetër të trungut 3.77 metra dhe ndodhet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrina, sqaroi përpara BNR-Varna Hristina Manollova, zëvendës drejtoreshë e Pylltarisë Shtetërore në qytetin Provadia.
Qarri është një pemë gjetherënëse, që është një lloj lisi nga familja e ahut (Fagaceae). Jetë zgjatja maksimale e tij është deri më 600-700 vjet, që përcaktohet nga përshtatja e tij e lehtë ndaj kushteve të ndryshme klimatike. Deri në këtë moment në Bullgari zyrtarisht të mbrojtura janë 2193 pemë, kurse tendenca gjatë viteve të fundit është për pakësimin e numrit të pemëve të regjistruara shekullore. Që nga fillimi i këtij viti një status mbrojtës kanë fituar përgjithësisht 8 pemë shekullore. Por, statistika tregon se gjatë vitit 2020 institucionet nuk kanë shpallur asnjë pemë për të mbrojtur, kurse gjatë vitit 2019 me një status të tillë janë pajisur 9 pemë shekullore tek ne.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..