Rreth 200 mijë persona studiojnë në 52 universitete në qindra specialitete në vendin tonë. Dhe siç e dikton tradita - 8 dhjetori është një ditë feste.
Një historik i vogël i festës
Ideja për të pasur një festë të veçantë në Bullgari, kushtuar studentëve, lindi në kokën e Ministrit të Arsimit Prof. Ivan Shishmanov në vitin 1897 të largët. Me vendimin e vet Këshilli Akademik i universitetit më të vjetër në vendin tonë – Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, përcakton që kjo të jetë dita e shenjtorit – 25 nëntor. Pas zëvendësimit të kalendarit Julian me kalendarin Gregorian (1916), festa studentore u zhvendos në datën me të cilën lidhet sot - 8 dhjetor.
Studentët në kohën e pandemisë
Gjatë afro 2 vjetëve të fundit, u nevojit që arsimi i lartë të kalojë përmes një transformimi të konsiderueshëm për Bullgarinë. Dhe nëse në fillim fare disa nga universitetet tek ne nuk ishin krejtësisht të përgatitur të zhvillojnë leksione dhe trajnime në distancë, sot - afro 2 vjet më vonë, arsimi online ecën sipas planit. Por nuk mungojnë dhe ata të cilët këmbëngulin për normalizimin e procesit mësimor. Rivendosja e trajnimit me prani është gjithashtu një objektiv kryesor për udhëheqjen e re të Unioni Evropian të Studentëve (ESU). Një nga anëtarët e tij është bullgari Stanimir Bojaxhiev.
“Nga Bullgaria isha kandidati i vetëm, i nominuar nga Përfaqësimi Kombëtar i Këshillave Studentorë, i cili është anëtar i plotëvlefshëm i organizatës për mbi 12 vjet. Mua m'u besua të drejtoja dy nga fushat kryesore: programi ”Erazëm+” dhe lëvizshmëria e studentëve dhe integriteti akademik. Kjo është një temë e cila tani po hyn mes komunitetit studentor. Bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me pronësinë intelektuale, plagjiaturën dhe mundësinë që studentët të jenë pjesë e komisioneve të ndryshme në institucionet arsimore dhe në nivel kombëtar në ministri dhe struktura të tjera”, tha Stanimiri për Radio Bullgarinë.
"Kthimi në procesin aktual mësimor duhet të bëhet pasi të garantohet siguria e nevojshme"- është kategorik Bojaxhiev. Forma e arsimit duhet të ketë një farë ndryshimi.
“Do të punojmë dhe për aplikimin e të ashtuquajturit blended mobility, të cilin ne e quajmë një kombinim midis arsimit të pranimit dhe online mësimit. “
Stanimiri dhe anëtarët e tjerë të Unionit Evropian të Studentëve punojnë kryesisht online, ku punësimi i tyre nuk është i lidhur me ditë standarde pune. Jashtë Mbledhjeve të Përgjithshme të Unionit Evropian të Studentëve të cilat janë gjatë pranverës dhe vjeshtës, anëtarët e tij prej 45 sindikatave kombëtare të studentëve nga e gjithë Evropa, zhvillojnë një seri të tërë prej seminareve dhe trajnimeve të brendshme mbi tema të ndryshme. Më shpesh ato janë të lidhura me jetën e studentëve dhe me praktikat në arsimin e lartë të aplikuar në shtetet e ndryshme.
“Është mirë që bashkimi i komunitetit studentor evropian përmes kësaj organizate lejon që të dëgjohen çështjet rajonale dhe Unioni Evropian i Studentëve të ndihmojë zgjidhjen e tyre - pohon Stanimiri dhe jep shembull me praktika të mira nga Evropa Perëndimore, ku disa vende siguruan ndihmë për studentët, nën formën e granteve të ndryshme. Një gjë e ngjashme në Evropën Lindore nuk rastisi. Jemi dëshmitarë po kështu dhe të kushteve të ndryshme jetike, me të cilat ndeshen studentët në shtetet e ndryshme. Unioni Evropian i Studentëve ka mekanizëm, përmes të cilit të verë këto pyetje në rend të ditës, qoftë kjo përpara institucioneve evropiane ose kombëtare.”
Kurse, sa i përket festës së sotme, urimi i Stanimirit ndaj të gjithë ish studentëve si dhe ndaj studentëve të tanishëm dhe atyre të ardhshëm është të mbrojnë qëllimet e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre, pa marrë parasysh sa u kushton atyre kjo gjë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...
Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..
Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga..