Në seancën e parë të rregullt të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor, koalicioni GERB-SDS kërkoi nga deputetët që të pranojnë që në godinën e parlamentit të hyhet detyrimisht me “certifikatën e gjelbër” për imunizimin ndaj Covid. Nëse propozimi nuk pranohet nga opozita paraqitën një projektligj për heqjen e plotë të “certifikatës së gjelbër” për të gjithë vendin. “Është koha që parlamenti dhe ne si deputetë të tregojmë me shembullin tonë personal se nuk ka standard të dyfishtë”, tha Desisllava Atanasova, kryetare e grupit parlamentar GERB-SDS.
Kostadin Kostadinov, kryetari i partisë më të vogël të përfaqësuar në parlament “Ringjallja”, bëri thirrje për një referendum kombëtar mbi "certifikatën e gjelbër".
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..