Turizmi i verërave është një markë e pazhvilluar në të cilin vendi ynë ka potencial të konsiderueshëm. Këtë e deklaroi Zëvendësministri i Bujqësisë Javor Geçev gjatë diskutimit me temën “Tendencat në biznesin turistik dhe preferencat e reja të turistëve të fokusuar në produkte të gjelbra dhe të qëndrueshme”.
Geçev njoftoi se nga 50 deri në 100 kantina bullgare do të përfshihen në një projekt pilot për një standard vullnetar të gjurmimit dhe ata do të promovohen në mbarë botën. Projekti është në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar me Asociacionin Ndërkombëtare të Rrushit dhe Verës. Ai parashikon krijimin e një barkodi digjital, i cili gjatë skanimit do të japë informacion të detajuar për produktin - varietetin e rrushit, rajonin e kultivimit dhe temperaturën, vendin e mbushjes së shisheve dhe të tjera.
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..