Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 dhjetorin

Paralajmërim për reshje të konsiderueshme shiu dhe erë në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore

Foto: BGNES

Të martën reshjet nga jugperëndimi do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë veriperëndimore, me të cilën do të depërtojë ajër i ftohtë. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të Ballkanit reshjet e shiut do të kthehen shpejt në borë. Mbulesa e borës do të arrijë nga 5 deri në 15 cm. Reshjet në jugperëndim do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat do të bien. Për rajonin e Sofjes - deri në 2°.

Në male do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull me reshje kryesisht bore. Në vendkalimet malore do të ketë stuhi dëbore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 3°, në 2000 m minus 1.

Të mërkurën reshjet do të vazhdojnë, ndërsa në Bullgarinë verilindore ato do të kalojnë në borë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD