Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Bankierëve do të jetë një festë e përbashkët nëse dimë të menaxhojmë financat tona personale

Kursimi dhe planifikimi i kujdesshëm i shpenzimeve janë gjërat më të rëndësishme që duhet të mësojmë që në moshë të re

Foto: Arkiv

Sipas legjendës, Shën Nikolla, përveçse mbron peshkatarët dhe marinarët, është edhe shenjtori mbrojtës i bankierëve. Gjatë vitit 1992 Shoqata e Bankave Tregtare dhe Banka Popullore Bullgare rivendosën traditën 45-vjeçare të festimit të Ditës së Shën Nikollës si festë e bankierit.

Është fakt se gjatë viteve të fundit interesi ndaj arsimit në fushën e operacioneve tregtare-bankare po shtohet dhe shkollat më prestigjioze propozojnë programe për një menaxhim financiar. Pavarësisht nga kjo, njohuritë e bullgarëve për menaxhimin e mjeteve personale mbetet i ulët. Një dëshmi për këtë është fakti se këtu lulëzon biznesi i dyqaneve të pengjeve dhe të kredive të shpejta që ofrojnë para "të lehta", por me interesa shumë të larta.

Shumë nga bashkatdhetarët tanë ranë të bllokuar në piramidat financiare që premtonin fitime të mëdha për depozituesit. Problemi fshihet në mungesën e përvojës dhe të kulturës financiare të njerëzve. Në treg veprojnë mekanizma të thjeshta, të cilat bullgari duhet t’i dijë më mirë, sqaron Kalin Radullov, specialist i diplomuar në Suedi dhe aktualisht pedagog në degën e sipërmarrjes në shkollën e mesme të Sofjes numër 19 “Elin Pelin”.

Kalin Radullov

“Mjeshtëritë më të rëndësishme, të cilat duhet t’i kemi janë si të mund të ndërtojmë buxhetin tonë personal, të investojmë dhe të kursejmë një pjesë nga paratë të cilat ne i nxjerrim  dhe të mund të dallojmë aktivet dhe pasivet - cila na sjellë para dhe cila na nxjerrë para nga llogaria. Bullgarët në masë nuk kanë një kulturë të tillë. Brezat të cilët kanë mësuar përpara vitit 1990 nuk kanë pasur mundësi t’i fitojnë këto njohuri, meqenëse mjeshtëritë të drejtosh paratë janë të lidhura me kushtet e ekonomisë së tregut. Sipas bullgarit tani banesa është aktivi më i madh që mund ta pronësojë. Shpeshherë kanë nga disa prona të cilat madje nuk i japin me qira. Në masë njerëzit nuk kanë kursime serioze, më pak se 5% nga bullgarët bëjnë ndonjë farë investimi, i cili t’u sjellë atyre fitim. Që gjatë 10 vjetëve të fundit tek ne filloi përhapja e tendencave të imponuara në botën perëndimore prej më të paktën1 shekulli. Aty ekziston koncepti për familje me tradita në biznes, të cilin e zhvillojnë breza të tëra me radhë. Tek ne kjo lidhje nuk ekziston.

Dhe sot, qëndrimi ndaj parave tek bullgari pasqyrohet më saktë në urtësinë e vjetër popullore “Njeriu di edhe dy, edhe dyqind”, domethënëmund të ketë shumë, por mund të ketë dhe shumë pak. Por, kohërat ndryshojnë dhe madje dhe maksima se duhet të kursejmë para të bardha për ditë të zeza sikurse e ka humbur pak kuptimin e vet, sepse kursimet duhet të kenë një qëllim konkret-të na sjellin më shumë të ardhura.

Gjithsesi, kursimi dhe planifikimi i arsyetuar i shpenzimeve janë gjëja më e rëndësishme, me të cilën duhet të mësohet çdo një fëmijë që në moshë më të re.

Ivan Atanasov

“Akoma si të vegjël fëmijët i kanë arkat e veta të vogla të kursimit dhe është mirë që t’i mësojmë që t’i kursejnë paratë aty, por dhe të kenë qëllim për to - sqaron Ivan Atanasov, bashkëthemelues i Fondacionit Coins Academy, në një intervistë për BNR-Bllagoevgrad. Kështu fëmijët mësojnë  se kur marrin para xhepi, ata mund të kursejnë një pjesë prej tyre për nevoja të ardhshme me fjalë të tjera të mos harxhojnë çdo gjë në moment. Dobia dhe përfitimet për shoqërinë nga edukimi financiar janë të mëdha. Tanimë si më të moshuar ata do të kenë mundësi më të mëdha të realizohen, dhe do të kenë guxim dhe vetëdije të marrin përsipër një rrezik financiar, të bëhen sipërmarrës. Kjo është e lidhur me mirëqenien e të gjithë shoqërisë. Njerëzit do të bëhen më të pasur, kur të kuptojnë se çfarë përbëjnë paratë dhe sesi më drejtë të mund të drejtohen.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Monety Academy, Facebook /Kalin Radullov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD