706 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.3 për qind e 16 360 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
100 811 janë të sëmurët aktivë. 6130 veta u shtruan në spital. 674 janë në terapi intensive. 165 janë të pranuarit rishtazi në spitale. 82% e tyre nuk janë vaksinuar.
47 veta vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. Asnjë prej tyre nuk është vaksinuar. 385 u raportuan të shëruar.
Të dielën janë dhënë 4050 vaksina. 1 802 611 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 126 807 bullgarë kanë marrë një dozë të tretë.
Për shkak të rënies së incidencës së koronavirusit më 6 dhjetor, është hequr kufizimi për pranimet dhe operacionet e planifikuara në spitale.
Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në Asenovgrad. 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri më sot janë kthyer të..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..