Në Ditën e Shën Varvarës më 4 dhjetor fillon një sërë festash, të cilat në traditën bullgare shoqërohen me shumë besime dhe zakone. Sipas legjendës, Shën Varvara ka lindur në trojet e sotme bullgare, në fshatin Eleshnica, i quajtur në atë kohë Iliopolis. Shenjtorja nderohet si mbrojtëse e fëmijëve nga sëmundjet, më së shpeshti nga fruthi. Ekziston një besim se fëmijët duhet të kërcejnë gjithë ditën, kështu që Varvara të mos i gjejë. Në Bullgarinë Perëndimore kjo ditë quhet Krishtlindjet Femërore –këtë ditë vajza të maskuara, me çanta të varura mbi supe, shkojnë nëpër shtëpi dhe, si kolendarët, këndojnë këngë me urime për shëndet dhe pjellori.
Të nesërmen, më 5 dhjetor, kisha nderon Shën Savën - themeluesin e vendbanimit më të vjetër të banuar deri më sot e kësaj dite nëTokën e Shenjtë e njohur si Manastiri i Shën Savës. I lindur nga prindër fisnikë në Kapadokia në shekullin IV, Sava, 18 vjeç, u vendos në një manastir, ku u arsimua dhe u bë murg. Në kërkim të vetmisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, ai u nis për në Shkretëtirën e Jordanit dhe jetoi në një shpellë të treguar në ëndërr. Pas vdekjes së prindërve, Sava mori një trashëgimi të pasur, me të cilën ndërtoi disa manastire, spitale dhe dy bujtina. Si udhëheqës shpirtëror i manastireve, Sava u mësonte besimtarëve që vinin butësinë, përulësinë, heshtjen dhe besimin te Zoti.Në përfytyrimet e bullgarëve shpesh Shën Sava duket si një grua dhe ritualet këtë ditë kanë të bëjnë me martesën e vajzave dhe lindjen e fëmijës së dëshiruar. Kulmi i këtij rituali para festave të Vitit të Ri është më 6 dhjetor, kur kremtojmë Shën Nikollën e Mirës - shenjtori mbrojtës i marinarëve, peshkatarëve, bankierëve dhe tregtarëve.
Në besimet popullore, Varvara është motra e Savës dhe Nikollës, prandaj festat popullore kanë mbledhur elemente pagane dhe të krishtera. Kjo triadë ka lindur proverbin bullgar “Shën Varvara vlon, Sava pjek, Nikolla i pret mysafirët”.
Më shumë hollësi për traditat dhe çfarë duhet vënë në tryezë gjatë festave mund të lexoni në botimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Nga Varvara deri në ditën e Shën Nikollës – zakone, rite dhe ushqime rituale”.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..