Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkohen studentë të shkëlqyer për të marrë një bursë në përkrahje të talenteve të reja

Foto: arkiv

Për të tretin vit radhazi bursa kombëtare “Me përpjekje drejt yjeve” do të mbështesë talente të reja në pesë fusha të artit: arte vizuale, letërsi, muzikë, vallëzim, teatër / performance. Bursa, e  themeluar me idenë e këngëtares operistike Ina Kënçeva, mbështet artistë të talentuar bullgarë që nga viti 2019, ndërsa mbështetja financiare sigurohet nga Bashkia e Sofjes.

Qëllimi i bursës kombëtare është që të stimulojë rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja me një potencial të dëshmuar. Mbështetja për çdo një nga të zgjedhurit vazhdon një vit, në të cilin ai ka mundësi për punë me mentor, disponon një buxhet, i cili mbulon shpenzimet për një projekt krijues dhe pjesëmarrje në një performance tematike vjetore në kuadrin e festivalit të përvitshëm “Kulturama”.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD

Në Bullgari mund të vëzhgojmë 70% të të gjitha llojeve të shpendëve në Evropë

1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..

botuar më 25-04-05 9.50.PD