2018 janë rastet e reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 7,37% e 27 372 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
103 606 janë të sëmurët aktivë të regjistruar. 81.8% e tyre nuk janë vaksinuar. Të sapo pranuarit në spitale janë 514 të infektuar. Mbi 90% prej tyre nuk janë vaksinuar. 6225 pacientë u shtruan në spital. 702 persona të infektuar janë në njësitë e kujdesit intensiv. 3344 janë shëruar.
114 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 93% e tyre nuk janë imunizuar. Numri i të vdekurve po rritet, pasi një ditë më parë sistemi raportoi 89 viktima të sëmundjes.
Të enjten janë dhënë 20 832 vaksina. Janë 1 789 588 persona me nga dy imunizime secili.Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes ka nevojë për modernizim që të mund të përmbushë të gjitha pritjet që na detyrojnë aftësitë..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav Borshosh lidhur me pjesëmarrjen e vendit në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të turizmit në botë,..
Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Televizionin Nova. Kështu ai iu përgjigj pyetjes se përse u mblodh..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..