Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut në hartimin e legjislacionit të punës në përputhje me kërkesat e BE-së

Foto: Ministria e Punës

Bullgaria do të ofrojë mbështetje eksperte për Maqedoninë e Veriut në përgatitjen e legjislacionit të punës në përputhje me kërkesat e BE-së. Kështu, vendi ynë do të mbështesë fqinjin tonë jugperëndimor në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Për këtë ranë dakord ministrat e punës dhe politikës sociale të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut Gëlëb Donev dhe Jagoda Shahpaska në një takim në Sofje.

Donev shprehu shpresën se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e migracionit të punës duke nënshkruar një marrëveshje që garanton akses më të lehtë në tregun e punës për qytetarët e të dy vendeve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria përparon drejt eurozonës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim eksploron investime të reja

Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...

botuar më 25-03-20 9.26.PD

Izraeli heton vdekjen e punonjësit bullgar të OKB-së në Gaza

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..

botuar më 25-03-20 9.04.PD

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD