Pjesa e Autostradës “Struma”, në të cilën së fundmi mbetën të vdekur 45 persona në një aksident me një autobus maqedonas, nuk ka Aktin 16 (dokument që vërteton nëse ndërtimi është në përputhje me rregulloret), pasi nuk janë përfunduar procedurat e shpronësimit. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp Ministrja е Zhvilimit Regjional Violeta Komitova. Raporti i përgatitur për gjendjen e pjesës rrugore Dragiçevo - Dollna Dikanja vërteton se ajo nuk është autostradë, por një rrugë shpejtësie. Ende nuk ka shpjegime se çfarë e ka provokuar zjarrin në autobus i cili ishte shkaku kryesor i viktimave, tha Ministrja, duke shtuar se aksidenti nuk ka ndodhur me shpejtësi të madhe.
Ministria e Zhvillimit Regjional propozon uljen e shpejtësisë së qarkullimit në këtë pjesë të Autostradës “Struma” nga 120 në 90 km në orë.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..