Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Holandezi Hans Visema e shpjegoi dashurinë e tij për Bullgarinë nëpërmjet një libri

Foto: kibea.net

Hans Visema, një profesor holandez i Menaxhimit  të Teknologjisë dhe Sipërmarrjes, tanimë 30 vjet është i lidhur me vendin tonë nëpërmjet bashkëshortes së tij bullgare. Atij i pëlqejnë bullgarët miqësorë, plazhet dha malet tona, ndërrimi i katër stinëve. Për kaq vjet qëndrim dhe banim në vendin tonë Hans Visema е njeh jo vetëm historinë, por dhe mentalitetin vendas. Ka konstatuar një metodë interesante me të cilën bullgarët përballen me situata të vështira, të quajtur "sistemi i shokëve":

“Nëse në Holandë më rastis që të më thyhet makina, unë e shpie në një stacion shërbimi, derisa në Bullgari unë i telefonoj ndonjë shoku. Shoku di dhe njeh ndonjë shok tjetër dhe kështu pas rreth tetë darkave dhe shumë verë gjithsesi do të gjendet ndokush që ta rregullojë. Kjo është shumë efektive”, tregon Hans Visema në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.  Dhe shton: “Bullgari gjithmonë do të gjejë justifikim ose do të shpifë ndonjë farë gënjeshtre dhe do ta qepë me fije të bardha në rast se diçka nuk shkon mirë. Ai është mbret - mund të parkojë makinën e tij, aty ku do, dhe çdonjëri duhet t’i shërbejë atij. Bullgarit nuk i duhet armik, sepse e ka veten e vet.”

Hans Visema

Sipas vëzhgueses letrare Gergana Raçeva, në këtë lloj pasqyre, që në fakt është libri, mund të shikojmë veten në një mënyrë të papritur. Por, më interesante sikurse janë vërejtjet e tij për faktin se çfarë na është e nevojshme, dhe çfarë nuk na mjafton. Dhe kjo është mungesa e një bashkimi, e asaj e cila ka ndodhur në Holandë pas luftës së Dytë Botërore - spastrimi i të gjitha llogarive, fillimi i një zhvillimi të ri, pasi të sqarohen paqartësitë. Sipas tij kjo nuk ka ndodhur në Bullgari në mënyrën më të mirë. Dhe ka shumë të drejtë.”

Hans Visema parashtron kuptimet e tij për pikat e kthesës në historinë bullgare. Ai mendon se ka gjëra të shumta, për të cilat të jemi krenarë, por shton gjithashtu se duhet të luftojmë  për të ardhmen tonë.

“E pyes secilin që e takoj në Bullgari se kush është bullgari më i rëndësishëm i të gjitha kohërave. Shumë njerëz thonë Vasill Levski, të tjerë thonë Pajisij Hilendarski. Por unë mendoj se njeriu më i rëndësishëm është hani Asparuh – krijuesi i shtetit të parë bullgar, sepse nëse ai nuk e kishte kaluar Danubin dhe nuk i kishte pushtuar tokat nga perandoria më e fuqishme në atë kohë në botë - Bizanti, mbase asnjëherë nuk do të dëgjonim për bullgarët.

Pavarësisht nga kaosi, i cili mbretëron në shoqërinë tonë, ka tema si trashëgimia jonë muzikore, dhuntia jonë në fushën e muzikës dhe të teknologjive të informacionit, të cilat gjithmonë u bëjnë përshtypje të huajve, mendon Gergana Raçeva. Të gjitha këto profesori holandez i mbledh në një frazë për Bullgarinë “central kulturor”.

“Ju keni këngëtarë të operës të nivelit më të lartë në të gjithë botën, keni poetë të shkëlqyer dhe jeni shteti i vetëm në botë, i cili ka një ditë të posaçme - 24 majin, kur nderoni mësuesit dhe shkencëtarët. Kjo është e jashtëzakonshme, sepse tregon rrënjët e thella kulturore të Bullgarisë”, deklaron holandezi i dashuruar pas vendit tonë Hans Visema.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të BNR-Radio Sofia dhe “Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD