Një udhërrëfyes me afate të cilat të tregojnë progresin në fushën e reformës në drejtësi do të jetë pjesë e programit të përgjithshëm të qeverisjes së një kabineti eventual me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin" në koalicion me BSP, "Ka një popull të tillë" dhe " Bullgaria Demokratike" në sferën “Drejtësia”. Përfaqësuesit e katër formacioneve diskutuan masat lidhur me reformën në Prokurori, Këshillin e Lartë Gjyqësor, drejtësinë e specializuar, Komisionin Kundër Korrupsionit dhe organet rregulluese. Ndër masat rreth të cilave u bashkuan formacionet është ndërprerja e mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi reporterja Sillvija Velikova.
Në negociatat për marrëveshjen e koalicionit në sektorin e transportit, pjesëmarrësit u fokusuan në sigurinë rrugore dhe kërkuan një ligj të ri për trafikun rrugor, modernizim të përshpejtuar të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe zhvillim më aktiv të transportit ujor.
Nesër do të diskutohen temat: shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe qeverisja elektronike.Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..