E njohim Diana Dafovën nga projektet e saj të mëdha krijuese, të cilat këngëtarja i ka prezantuar gjatë viteve të kaluara në Bullgari, Evropë dhe SHBA, si dhe nga pjesëmarrja e saj në nisma të ndryshme humanitare dhe mjedisore. Më 23 nëntor, në sallën e Qendrës Artistike “City Mark” do të mbahet spektakli i saj "Kjo mrekulli-përbindësh e quajtur Jetë". Në të publiku do të mund të dëgjojë disa nga këngët më të njohura të Diana Dafovës, duke përfshirë "Taliesin", "Pastrimi", "Karizma", "Aadia" (Kozmosi, Universi), që u zgjodh nga NASA për të transmetuar në hapësirën kozmike me anijen "Columbia", dhe të tjera.
Të gjithë e dimë se jeta është një mrekulli që ndonjëherë kthehet në një përbindësh. Por kështu funksionon bota jonë - gjithçka ka anë të ndryshme, shumë fytyra dhe ndonjëherë forca kundërshtare që e lëvizin atë.
Shfaqja është një histori personale, që ndan mendime për besimin, lirinë, dashurinë…
“Përmes një multimedia të krijuar posaçërisht që plotëson historinë dhe performancat muzikore do të transferohemi në katër kontinente në një udhëtim të vërtetë të shpirtit”– tha këngëtarja.
Të dashur miq, ju ftojmë të dëgjoni këngën “Harmonia” që zgjodhëm posaçërisht për ju.
Muzika është e Diana Dafovës, teksti është vepër e Tony Murphy dhe David Wayne, aranzhimi është i Danaill Draganovit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..