Nëntë nga banorët e shtëpisë së të moshuarve në fshatin Rojak, komuna Dëllgopol, humbën jetën pas një zjarri. Këtë e bëri të ditur për BNR Georgi Georgiev, kryetar i bashkisë. Zjarri ka nisur nga një ngrohës uji elektrik në katin e tretë dhe ka mbuluar edhe çatinë.
49 banorët e tjerë të institucionit social u evakuuan dhe u vendosën në një hotel. Pesë ekipe zjarrfikëse arritën të shuanin objektin e djegur.
I shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave, shkroi kryeministri Stefan Janev në profilin e tij social. Ai urdhëroi një inspektim urgjent në këto lloj institucionesh sociale për sigurinë më të madhe të tyre.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..