Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Petrova: Qëllimi im i madh është ta kthej artin në gjimnastikën ritmike

Foto: BGNES

Në ditët e zgjedhjeve ne  mendojmë për bashkimin e kombit tonë. Dhe ajo që na ka bërë gjithmonë të jemi bashkë janë sukseset e sportistëve vendas, ndër të cilët janë padyshim gjimnastet ritmike. Gjatë kësaj vere vajzat nga ansambli ynë u ngjitën në majën olimpike - për herë të parë në historinë e këtij sporti tek ne. Por, a e dini se dy bullgare - Maria Gigova dhe Maria Petrova, janë të regjistruara në Librin e Ginesit si të vetmet sportiste tre herë kampione botërore 

Që të dyja vazhdojnë të punojnë për zhvillimin e sportit, i cili përcakton gjithë jetën e tyre, kurse në fillim të muajit nëntor Maria Petrova bëri hapin tjetër të madh në zhvillimin e saj profesional - ajo ishte e zgjedhur për anëtare të Komitetit Teknik për Gjimnastikën Ritmike pranë Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës. Përpara BNR-Plovdiv, qyteti i saj i lindjes, ajo pohon se kjo e ka bërë shumë të lumtur, sepse rruga ,në të cilën është nisur, ka dalë se është e drejtë  dhe në këtë moment zë vendin, në të cilin ajo do që të jetë.

Thotë se për të është me një rëndësi të madhe të shkelësh në shkallën tjetër në zhvillimin profesional i mësuar, të dish se çfarë do të kërkohet prej teje dhe se çfarë do të bësh. Prandaj në karrierën e vet ajo lëviz ngadalë përpara: “Meqenëse do të doja që të di çdo një hap, ta përjetoj, ta provoj, të mësohem “, thotë kampionia jonë. E dëshmojnë dhe 16 vjetët e fundit, të cilat fillojnë për të  që nga shkalla më e poshtme e gjyqtarit nga kategoria “B” dhe arrin deri tek vendi në drejtorinë e gjimnastikës ritmike botërore.

Maria Petrova pohon se, në kohërat e karrierës së saj garuese rezultatet kanë qenë të detyrueshme dhe vendi i dytë është konsideruar si një dështim. E parë nga dita e sotme, ajo mendon se kjo ka qenë gjë e tepërt. Por, pavarësisht nga të gjitha ajo është kategorike se kërkohet një disiplinë dhe durim, që të arrish majën. “Pa privim nuk ka arritje” thotë ajo. Kurse e gjithë përvoja të cilën e ka e detyron të dijë shumë qartë se drejtë ku do që ta shpjerë gjimnastikën:

“Unë jam dëshmitare e ndryshimeve të mëdha në gjimnastikën ritmike. Të parat ishin gjatë vitit 1996, kur akoma isha sportiste, gjatë kohës së Olimpiadës në Atlanta - Shtetet e Bashkuara. Atëherë filloi të flitet të pushojmë me këto vallëzime, sepse kjo gjithsesi është sport, jo art dhe  ka nevojë të forcohet elementi sportiv. Dhe që nga ai moment e këtej patëm ndryshime serioze, të cilat na shtynë drejt pjesës sportive të gjimnastikës artistike. Dhe kështu deri më sot, kur ne jemi vetëm sport, por jo dhe art. Gjatë viteve të fundit mundoheshim të gjejmë një balancë midis komponentëve trup, pajisje dhe mjeshtëri. Ajo, e cila  është qëllimi im dhe do të japë çdo gjë nga vetja ime, është të mundem të kthej artin, kompozimin, dramën, këtë të ndjekim muzikën përmes trupit dhe veglës, të emocionojmë publikun, t’i prekim njerëzit. Gjimnastika ritmike të kthehet përsëri në një sport dhe art”.

Dhe si zëvendës-kryetare e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike, dhe si bullgare, Maria Petrova është jashtëzakonisht krenare me atë që arritën kampionet tona olimpike dhe e përcakton suksesin e tyre në Tokio si historik.

“Kur i vumë vetes për qëllim floririn olimpik përpara 8 vjetëve, pothuajse asnjë nuk besonte, se kjo mund të rastis. Por ne të gjithë punuam në këtë drejtim. Dhe përsëri po e përsërisë - që të gjithë! Sepse ky sukses nuk është vetëm i gjimnasteve. Ai është në sajë të njerëzve të shumtë , të cilët punuan në mënyrë të palodhur me qëllimin e vetëm të bëjmë kështu, që vajzat tona të marrin të merituarën. Sepse, ato me të vërtetë e merituan këtë medalje të artë.”

“Rivalë të përjetshëm” të bullgareve për majën në gjimnastikën ritmike janë gjimnastet nga Rusia. “Guxoj të them se Rusia është një vend me një histori shumë të gjatë dhe gjimnaste të mira, me një shkollë shumë të mirë, por ne kemi ende diçka për t'i dhënë sportit tonë që të jetë ai më objektiv”, tha kampionia bullgare.

Viti do të përfundoi për Maria Petrovën më 16 dhjetor në Sallën “Arena Armeec” në Sofje me një spektakël të madh benefis “Gjumë”, kushtuar vajzave tona të arta nga ansambli i gjimnastikës ritmike. Pas së cilës vështrimet do të drejtohen te viti 2022, kur gjatë pranverës kryeqyteti ynë  do të jetë mikpritës i Kupës Botërore, kurse gjatë muajit shtator dhe të Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Dian Nikiforovit, BNR-Plovdiv

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BFHG, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përparoi në turneun e tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..

botuar më 24-10-07 11.12.PD

Interesim rekord për edicionin e 41-të të Maratonës së Sofjes

Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..

botuar më 24-10-05 10.05.PD
Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Parisit këtë vit Karlos Nasar

Federata Bullgare e Peshëngritjes shpalli falimentim

Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.   Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..

botuar më 24-10-04 3.37.MD