Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mandati i dytë i Rumen Radevit – kërkesë për pjesëmarrje më të fortë në jetën shoqërore-politike

Bullgarët jashtë këmbëngulin për një plan të qartë për të punuar me komunitetet jashtë vendit

Foto: BGNES

Rumen Radev shënoi një fitore bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe mandati i tij i dytë si President është i mbushur me pritshmëri serioze. Aq më tepër se muajt e fundit të një krize politike dhe një qeverie të përkohshme dëshmuan se institucioni presidencial nuk ka vetëm funksione ceremoniale. “Tani Rumen Radevi do të drejtohet përpara mjaft më shumë sfidave. Për një kohë të gjatë, shoqëria pyeste se kush do të vijë pas Borisovit dhe përgjigja është Rumen  Radev” - deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare  sociologu nga agjencia “Gallëp” Përvan Simeonov.  Sipas fjalëve të tij, rreth presidentit tanimë është ndërtuar një lloj rrjeti, i cili përfshin të paktën tre parti – “Partia Socialiste Bullgare”/BSP/, “Ka një popull të tillë”/ ITN/ dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin". “Këto janë hapësira politike në të cilat Radev është një figurë e dashur, së bashku, kurse ndonjëherë edhe në kurriz të drejtuesve të formacioneve. Rrjetet, jo hierarkitë dhe strukturat monolitike, janë e ardhmja e politikës bullgare, por ndërtimi i tyre është një formë e artit politik që presidenti tashmë e zotëron”, shtoi Simeonov.

Në mandatin e vet deri në vitin 2026, dyshja e deritanishme presidenciale Rumen Radev-Iljana Jotova do të duhet të vazhdojë të jetë një balancues në krizat, të cilat po e presin vendin tonë. Akoma me deklaratën e vet të parë pas shpalljes së rezultateve nga votimi Presidenti demonstroi se nuk do të shfaqë një durim të tepërt: ”Parlamenti i ri nuk ka të drejtën e gabimeve dhe të zvarritjeve, sepse njerëzit nuk do të falin”.

Krahas me situatën në vend, Radev dhe Jotova nuk duhet të neglizhojnë dhe bashkësitë bullgare jashtë vendit, të cilët po kështu i përkrahën për një mandat të dytë. Prandaj, Radio Bullgaria kërkoi mendime për pritjet, me të cilat bashkatdhetarëttanë presin rezultatin nga balotazhi.

Elena Kallajxhieva e cila jeton në Munih, formuloi qartazi cilësitë drejtuese, të cilat janë të rëndësishme për çdo një president:  “Principialitet, qëndrueshmëri në veprime. Në politikën e jashtme pres që të mbahen qëndrime që janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat e BE-së. Sa i përket politikës së brendshme - të demonstrojë mjeshtëri në identifikimin e prioriteteve të shoqërisë civile dhe t’i mbrojë përmes mekanizmave përkatëse”.

Rudollf Efremov jeton dhe punon në Paris tanimë 11 vjet. Po kështu si akoma shumë bullgarë të tjerë, ai ka pozitën e tij aktive civile dhe ndjek me emocion atë që po ndodh tek ne. Sipas fjalëve të tij, roli i presidentit në një kohë të një pasigurie politike, në të cilën po gjendemi gjatë 6 muajve të fundit, ka qenë jashtëzakonisht përgjegjëse, duke marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për drejtimin e vendit.

“Në rast se formohet qeveri, shpresoj që presidenti përsëri të marrë funksionet e veta të një personi që nuk supozon të jetë bartësi kryesor i qeverisjes në republikë”, vë në dukje bashkatdhetari ynë nga Franca. Sipas tij ka mundësi për zhvillim sa u përket politikave të nënpresidentes Ilijana Jotova:

“Bullgarët jashtë kufirit janë një pasuri intelektuale dhe kulturore dhe një mundësi që Bullgaria të vendosë një lidhje stabile me njerëzit, të cilët përkohësisht ose për një periudhë të përhershme ikin nga territori i saj. Do të jetë e mirë të krijohen lidhje me universitetet, bibliotekat dhe të forcohen lidhjet kulturore. Nëse realizohet një lidhje me bashkësinë bullgare nëpër botë, mund të kontribuohet për njohjen më të mirë të kulturës bullgare nëpër botë”.

Ide për punën e ardhshme të nënpresidentes kanë dhe bullgarët në qytetin Reading – në Britaninë e Madhe. Drejtoresha e shkollës bullgare të ditës së diel aty, Viktoria Vllahovska vuri në dukje:

“Qëllimi ynë është që të ndihmojmë bashkatdhetarët tanë në Bulgari, të mund të kuptojnë kujdesin tonë ndaj shtetit bullgar. Do të donim që nënpresidentja të formojë grupe më të shumta pune për këmbimin e përvojës, për përkrahjen e talenteve të rinj. Viktoria kërkoi dhe një përgjigje të pyetjes - cilat janë planet e presidentit dhe të nënpresidentes, lidhur me bullgarët jashtë kufirit, numri i të cilëve po i afron 2 milionë vetat. Një fakt, të cilin ajo e përcakton si të trishtuar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD