Dita e katërt e zgjedhjeve për vitin 2021 regjistroi pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve në vend – pak mbi 30 për qind (30.3%). Sipas Rumen Radev, i cili sipas të dhënave të pakonfirmuara fiton votën presidenciale në raundin e dytë, motivimi i ulët i votuesve i detyrohet lodhjes: “Populli është i lodhur nga zgjedhjet, nga pandemia, është i lodhur nga manipulimet dhe skandalet. Dhe mbi të gjitha, fitorja jonë dërrmuese në raundin e parë qetësoi shumë njerëz.”
Mirëpo, sipas analizatorëve shkaqet janë më të ndryshme. Bullgarët kanë pushuar së besuari se ka kuptim të votosh, tha në një intervistë për BNR specialisti i reklamës Radosllav Bimballov. Sipas tij, "pasiviteti elektoral tregon refuzimin e mundësisë nga ana e votuesve për të shprehur pikëpamjet e tyre për proceset që ndodhin në nivelet e larta të shtetit dhe ky është një përfundim i frikshëm ".
Në çdo zgjedhje të radhës, ne regjistrojmë antirekord të aktivitetit dhe një situatë e tillë e kushtëzon legjitimitetin e pushtetit në vend, vënë në dukje vëzhguesit. Arsyet për këtë janë shumë - nga mungesa e një basti serioz në balotazh e gjer tek mungesa e besimit të votuesve ndaj politikanëve të vendit.
Sipas psikologes Mihajlina Abrasheva, ky është një problem serioz, pasi “kushdo që të drejtojë shtetin nuk do të ketë vetëbesimin e mbështetjes së fortë të shoqërisë. Edhe përgjegjësia, edhe ndjenja e rëndësisë, edhe vetëvlerësimi dhe vlerësimi i të tjerëve - e gjithë kjo nënvlerësohet kur pjesëmarrja është e ulët. Kur një burrë shteti mbështetet te pozita të ulëta, i kalon lehtësisht kufijtë, qoftë edhe personale, mund të arrijë lehtësisht sundimin autoritar, mund të bëhet lehtësisht i pakontrollueshëm”. Sipas fjalëve të saj mërzia, jo lodhja e votuesve, është arsyeja e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e sotme.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria..
Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..
Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...
Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e..