"Nuk mendoj se kjo që kemi bërë ka qenë e pafrytshme. Ne ndikuam konsiderueshëm në ndryshimin e stilit politik, domethënë treguam se drejtimi i duhur për vendin është bashkimi, jo vijat ndarëse." Këtë e deklaroi në brifingun e tij të parë pas rezultateve të para të balotazhit për Presidentin e Bullgarisë, Anastas Gerxhikov.
Ai përshëndeti fituesin e zgjedhjeve - Rumen Radev. Gerxhikov theksoi se ai dhe kandidatja për Nënpresidente Nevjana Miteva kanë kandiduar për postin presidencial, sepse kanë menduar se mund të jenë të dobishëm për Bullgarinë në një kohë krize dhe në një kohë kur demokracia është në rrezik. Gerxhikov shprehu keqardhjen e vet se nuk ka pasur një debat të vërtetë zgjedhor, por përkundrazi i gjithë aparati shtetëror ka punuar për presidentin aktual, duke përfshirë ministritë e pushtetit. “Në një brifing, Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov madje tha se votimi në Turqi do të ishte aq masiv sa do të zhvlerësonte votën bullgare këtu. Kjo, natyrisht, u përgënjeshtrua. Sot ne pamë se seksionet në Turqi janë bosh”, tha Gerxhikov.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..