Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Bullgari po zhvillohet normalisht, pa incidente, njoftoi në orën 15:00 MPB-ja. Rreth 16 000 oficerë po marrin pjesë në ruajtjen e rendit publik.
Nga data 14 tetor e deri më sot janë marrë gjithsej 1191 sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe shumica e sinjaleve kanë të bëjnë me blerje votash në favor të partive politike dhe koalicioneve, njoftoi reporteri Nikollaj Hristov.
KQZ njoftoi se sot ka marrë një sinjal për agjitacion paraelektoral edhe nga ish-kryeministri Bojko Borisov, por KQZ e ka hedhur poshtë.
Deri në orën 16.00, 33 nga gjithsej 11 716 makina votimi brenda dhe jashtë vendit kanë ndaluar së funksionuari. Votimi atje ka vazhduar me fletëvotime.
Ka sinjale dhe sanksione për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve para përfundimit të ditës së zgjedhjeve në një sërë publikimesh online, njoftoi reporterja Maria Kostova.Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..