Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Bullgari po zhvillohet normalisht, pa incidente, njoftoi në orën 15:00 MPB-ja. Rreth 16 000 oficerë po marrin pjesë në ruajtjen e rendit publik.
Nga data 14 tetor e deri më sot janë marrë gjithsej 1191 sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe shumica e sinjaleve kanë të bëjnë me blerje votash në favor të partive politike dhe koalicioneve, njoftoi reporteri Nikollaj Hristov.
KQZ njoftoi se sot ka marrë një sinjal për agjitacion paraelektoral edhe nga ish-kryeministri Bojko Borisov, por KQZ e ka hedhur poshtë.
Deri në orën 16.00, 33 nga gjithsej 11 716 makina votimi brenda dhe jashtë vendit kanë ndaluar së funksionuari. Votimi atje ka vazhduar me fletëvotime.
Ka sinjale dhe sanksione për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve para përfundimit të ditës së zgjedhjeve në një sërë publikimesh online, njoftoi reporterja Maria Kostova.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..