Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gallup: 29.1% është pjesëmarrja në balotazhin presidencial në orën 19:00.

| rinovuar më 21-11-21 7.43.MD
Foto: Ani Petrova

29,1% e bullgarëve me të drejtë vote dolën për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari në orën 19:00, sipas agjencisë Gallup International Balkan - partnere e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ në ditën e zgjedhjeve

25.1% ka qenë aktiviteti në orën 17.00 dhe 20.5% në orën 15.00.

Pak mbi 15% ishte aktiviteti në zgjedhjet presidenciale në orën 13.00.

Ky aktivitet është pak më i ulët se sa u raportua në të njëjtën kohë në raundin e parë dhe shumë më i ulët se balotazhi në zgjedhjet presidenciale pesë vjet më parë, kur ishte 27%, shpalli Janica Petkova nga agjencia.

Të dhënat tregojnë se tradicionalisht në mëngjes kanë votuar kryesisht njerëzit më të moshuar dhe bërthama e fortë e mbështetësve të kandidatëve. Pritet që pasdite të votojnë më shumë kryeqytetas, të rinjtë dhe ata që vendosin në minutën e fundit se kë të zgjedhin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendet e NATO-së do të jenë të sigurta kur Ukraina bëhet anëtare e plotë e Aleancës

Në darkën tradicionale transatlantike me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së dhe NATO-së, të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ministri bullgar Ivan Kondov theksoi se të gjitha vendet anëtare do të jenë vërtet të..

botuar më 24-09-25 11.33.PD
Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD