Më 18 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni dimëror i skive 2021/2022 në vendpushimin Bansko në malin Pirin. Nga pushimorja u kujtojnë mysafirëve se sivjet qendra e skijimit do të punojë me masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së pandemisë.
Të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore mund të blejnë edhe bileta sezonale për teleferiqet me çmime më të ulëta, të cilat do të jenë të vlefshme vetëm nga data 22.11.2021 deri më 18.12.2021.
Bansko - një nga vendpushimet më të mëdha dimërore në Bullgari, ndodhet 925 metra mbi nivelin e detit. Me bazën e vet të rregulluar mirë ai tërheq turistë të shumtë bullgarë dhe të huaj.Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..
Përmirësimi i lidhjes së transportit dhe aksesi gjatë gjithë vitit në Vitosha - kjo parashikohet në një plan të Komunës së Sofjes për zhvillimin e malit. Sipas kryetarit Vasill Terziev, më e rëndësishme është që Vitosha të integrohet në qytet. “Qasja..
Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..