Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon edicioni i 35-të i Festivalit “Kinomania”

"Nëna paralele"
Foto: Facebook /Pedro Almondovar

Sonte me filmin më të ri të Pedro Almondovar “Nënat paralele” (Madres paralelas) në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje hapet edicioni i 35-të i Festivalit “Kinomania”. Në kuadrin e forumit deri më 5 dhjetor do të projektohen 38 filma. Ndër partnerët tradicional të festivalit janë Instituti Kulturor Francez dhe Instituti Kulturor Italian.

Festivali prezanton tradicionalisht tituj në zë nga festivalet botërore të filmit dhe më interesantet dhe provokueset e botës së kinematografisë të prodhuara gjatë vitit.

Vitet e fundit, “Kinomania” bashkëpunon me Fondacionin “Bota e Marisë” në një përpjekje për ta bërë kinemanë më të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës

Ora e Teatrit të Kukullave në Stara Zagora është një nga emblemat e qytetit

Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..

botuar më 25-01-12 6.10.PD
 Stefan Komandarev

Filmi i ri i Stefan Komandarev renditet ndër bashkëprodhimet më të mira

Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..

botuar më 25-01-10 12.09.MD

Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" tregon një histori familjare për kujtesën dhe dashurinë

Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..

botuar më 25-01-10 6.25.PD