Ne nuk do të hyjmë në negociata për një qeveri me një vijë të vetme të kuqe për personalitetet, tha për Nova TV lideri i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov. “Propozimet tona janë unë për kryeministër dhe Asen Vasilev për ministër të financave. Por nëse partnerët tanë na bindin se kanë kandidatë më të mirë, ne do të dëgjonim”, tha Petkov.
Ai bëri thirrje për “lustrimin e vjedhësve” sepse “nuk duhet të ketë asnjë person në Bullgari që përdor fondet publike në mënyrë të paligjshme dhe për qëllime personale”. Sotir Cacarov nuk duhet të kryesojë “Komisionin Antimafia”, shtoi Petkov.
Sa i përket borxheve të reja, ai tha se ato janë të caktuara që nga Ministri i Financave i GERB-it Kirill Ananiev.
Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..