Dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në orën 06:00 me orën bullgare të hënën, më 15 nëntor 2021, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Për shkak të diferencës kohore, më së voni u mbyllën seksionet në shtetet amerikane të Kalifornisë, Arizonës dhe Nevadës, si dhe në qytetin kanadez Vankuver.
Bashkatdhetarët tanë jashtë Bullgarisë votuan në gjithsej 750 seksione në 68 vende, numri më i madh i të cilave u hapën në Evropë. Në votim u përdorën 416 makineri, në gjithsej 208 qendra votimi në 21 shtete të Evropës, SHBA-së dhe Kanadasë. Në secilën prej tyre kishte dy makina. Në sajë të përpjekjeve të Ministrisë sonë të Jashtme dhe organizatorëve jashtë vendit, votimi shkoi pa probleme dhe bashkatdhetarët tanë arritën të ushtrojnë pa pengesa të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..