Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia “Ringjallja”: Qëllimi ynë është ta qeverisim Bullgarinë në mënyrë të pavarur

Kostadin Kostadinov
Foto: arkiv

Ndër surprizat që sollën këto zgjedhje është partia që po shfaqet si forca më e vogël parlamentare e mundshme, por që hyn për herë të parë në parlament – ​​“Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/. Qëllimi i partisë është të bëhet forca e parë politike dhe të qeverisë Bullgarinë në mënyrë të pavarur, tha lideri i partisë Kostadin Kostadinov në një intervistë për BNR. Ai tha se nëse hyn në parlament, partia është e gatshme të bisedojë me të gjitha forcat politike, në qoftë se edhe ato janë të gatshme për dialog.

"Ajo në të cilën “Ringjallja” beson është se Bullgaria ka forca të mjaftueshme për të qenë një faktor i pavarur, se nuk ka nevojë për një "vëlla të madh" tjetër," tha Kostadinov, duke shtuar se partia e tij dëshiron parandalimin e shkatërrimit të monedhës bullgare. Sipas tij, kushtet për anëtarësimin e Bullgarisë në BE duhet të rinegociohen që t’i përgjigjen interesit tonë kombëtar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD

Qytetarët nënshkruan një peticion kundër ndërtimit të një depoje të mbetjeve bërthamore

Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..

botuar më 24-07-01 6.09.MD