Sipas rezultateve të Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, në orën 20 të datës 14 nëntor 2021, votuesit i kanë renditur çiftet e kandidatëve për president dhe nënpresident si më poshtë:
Rumen Radev - Ilijana Jotova - 49,3 % e votave;
Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva - 25 %;
Mustafa Karadajë - Iskra Mihajllova - 9 %;
Llozan Panov - Maria Kasimova-Moase - 4,2 %;
Pjesëmarrja elektorale është 36 %, që do të thotë se do të ketë balotazh.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota. Presidenti zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.
Në garë morën pjesë gjithsej 23 çifte presidenciale. 12 prej kandidatëve për president u propozuan nga komisionet nismëtare, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë.Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..
Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov në Qendrën për rehabilitim social..
Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..