Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat në Maqedoninë e Veriut ndjekin me vëmendje votën në Bullgari

Vlladimir Perev: Interesi i zgjedhësve është i rritur

Vlladimir Perev
Foto: BGNES

Mediat maqedonase monitorojnë nga afër votimin në Bullgari dhe nuk ka interes tjetër për votën në Maqedoninë e Veriut, përveç reportazheve të shkurtra të realizuara para Ambasadës në Shkup” – njoftoi për Radio Bullgarinë gazetari Vlladimir Perev nga fqinja jonë jugperëndimore. Sipas tij, mediat aty presin rezultatet e zgjedhjeve me shpresën për përmirësimin e shpejtë të marrëdhënieve bullgaro-maqedonase. “Presin edhe ndryshime në pozitën bullgare përsa i përket vetos për fillimin e negociatave midis Shkupit dhe BE-së si dhe ndryshime në marrëdhëniet, të cilat janë në nivelin e tyre më të ulët historik deri më tashti.”

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dita është relativisht e ngrohtë dhe diellore, gjë që ndihmon aktivitetin elektoral, votohet në seksionet e votimit në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në qytete si Shtip, Strumicë, Manastiri dhe Ohër. “Kësaj here ka dhe dy qendra suplementare – në Prilep dhe në Kavadarci. Interesi i zgjedhësve është i rritur. Është e dukshme se në orët e pasdites ka një numër më të madh zgjedhësish në seksionet e votimit”, thekson Perev.

“Votimi është manual, klasik, me fletë votimi, me kuti votimi, me zarfe të mbyllura, me stilolapsa, si më parë.” Procesi i votimit ecën normalisht, pa ndërprerje, pa incidente dhe pa provokime. Vlladimir Perev parashikon, se në se do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, mund të pritet një aktivitet edhe më të lartë elektoral ndër bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar

Nga Roma, presidenti bullgar Rumen Radev i dërgoi mesazh Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, se Bullgaria pret ndryshim në retorikë dhe fund sa më të shpejtë të gjuhës së urrejtjes. RSM duhet të tregojë..

botuar më 24-05-23 6.28.MD
Rumen Radev

Presidenti Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nga Sofja

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore përfundoi dhe nëse deklaratat dhe sjellja e tyre destruktive kthehet në veprime reale, kjo do të thotë ta shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit dhe largimit nga BE-ja,..

botuar më 24-05-17 4.50.MD

Njerëzit me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut votuan si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën

Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga publicistët kryesorë shqiptarë në vend i quajti bullgarët "jetimët" në fushatën zgjedhore, sepse..

botuar më 24-05-12 9.55.PD